Shefi i shëndetit i Pekinit ka thënë se Kina nuk do të kryejë vaksinime masive mbi popullatën e saj sepse Covid-19 është zhdukur në vend.
Drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Dr Gao Fu, tha se vaksinat gjithëpërfshirëse të koronavirusit do të duheshin vetëm nëse do të kishte një shpërthim tjetër të madh të rasteve, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Sipas shefit të CDC-së të Kinës, vaksinat gjithëpërfshirëse do të ishin të panevojshme në vend, pasi që sipas tij virusi është në kontroll, megjithëse ai nuk përjashtoi nevojën për to në të ardhmen.
Vendi regjistroi 29 raste të reja, ndërsa nuk pati asnjë vdekje brenda natë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona në vend ka shkuar në 90,107, teksa 4,734 kanë vdekur që prej shfaqjes së rastit të parë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...