Ariu i famshëm i serialit ‘Winnie the Pooh’ është bërë shumë i ndjeshëm në për tu përmendur në rrjetet sociale në Kinë.
Emri dhe imazhet e këtij personazhi vizatimor janë ndaluar nga autoritetet kineze, pasi në rrjetet sociale u bë një krahasim me arushit dhe Presidentit të Kinës, transmeton portali arbresh.info
Censura është për shkak të krahasimeve midis Presidentit Xi Jinping dhe ariut, i cili filloi në vitin 2013 kur fotografitë e Winnie dhe shokut të tij Tigger u mbivendosën në imazhet e Xi Jinping dhe ish-Presidentit të SHBA Barak Obama.

Më pas u përfshi edhe takimi mes kryeministrit japonez Shinzo Abe,dhe Presidenti kinez, Xi Jinping, që u bë objekt tallje për shkak të shtrëngimit të durve mes dy liderëve.

Në vitin 2015, imazhi i Presidentit kinez që kontrolloi trupat kineze, u krahasua me personazhin e filmit të vizatuar duke qëndruar në një makinë kabriolet.

Imazhi më pas u bë ‘fotografia më e censuruar e vitit në Kinë’.
Në vendet tjera të botës, një krahasim i tillë mund të ngjajë i ‘lezetshëm’, por ky mendim nuk qëndron edhe në Kinë./Arbresh.info
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...