Zyrtarët kinezë kanë identifikuar 4 ligjvënës amerikanë dhe 2 subjekte që mund të sanksionohen, raportojnë mediat lokale
Kina mund të vendos sanksione ndaj subjekteve amerikane dhe zyrtarëve të shtetit në shenjë hakmarrjeje ndaj padive të ngritura kundër Pekinit rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan sot mediat vendase, transmeton arbresh.info.
Sipas të përditshmes lokale “Global Times”, zyrtarët identifikuan të paktën katër ligjvënës amerikanë dhe dy subjekte amerikane që do të futeshin në listën e sanksioneve të Kinës.
“Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar me abuzimin e procesit gjyqësor nga SHBA kundër Kinës lidhur me epideminë e COVID-19 dhe përgatit masa ndëshkuese kundër individëve, subjekteve dhe zyrtarëve shtetërorë të SHBA-së të cilët ngritën padi kundër Kinës duke kërkuar dëmshpërblim për pandeminë e koronavirusit”, thuhet në raportin e të përditshmes me qendër në Pekin, duke cituar “burime të afërta me çështjen”.
Deri më tani janë ngritur gjashtë padi kundër Pekinit në gjykatat federale amerikane, ku shteti i Missouri-t është i pari që paditi qeverinë kineze.
Prokurori i përgjithshëm i Missouri-t, Eric Schmitt mund të jetë një nga zyrtarët amerikanë që mund të përballet me sanksione, sipas raportit.
SHBA bëri thirrje për një hetim rreth origjinës së virusit dhe gjetën mbështetje nga Australia, e cila shkaktoi zemërimin e Pekinit.
Sekretari i amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kohën e fundit pohoi se koronavirusi “ka dalë nga një laborator në Wuhan”.
Të hënën, Kina kundërshtoi kërkesat e përsëritura për një hetim, duke thënë se çdo përpjekje për “njollosje ose montim” pa prova është “amorale”.
“Gënjeshtrat janë gënjeshtra, pa marrë parasysh sa herë ato përsëriten. Ne u bëjmë thirrje politikanëve amerikanë që të ndalojnë mashtrimet dhe të ruajnë fytyrën e tyre”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian në një konferencë për media./AA/
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...