Kina po mbyll përkohësisht rrugën e saj kryesore me Korenë Veriore, ka deklaruar një zyrtar.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Geng Shuang tha se Ura e Miqësisë mes Kinës dhe Koresë Verior do të mbyllet, transmeton portali arbresh.info
Geng tha se ura është duke u mbyllur vetëm për shkak të mirëmbajtjes, por nuk kanë dhënë detaje për rihapjen e saj.
Mbyllja e urës vjen pas mbylljes së linjes ajrore shtetërore Air China, e cila pezulloi udhëtimet mes Pekinit dhe Koresë Veriore, për shkak të mungesës së udhëtarëve. Ky veprim ka thelluar edhe më te izolimin e Veriut.
Pekini është aleati i vetëm i rëndësishëm i Koresë Veriore, por tensionet mes dy vendeve janë rritur dukshëm pas testimeve bërthamore nga ana regjimit komunist./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...