Kina pritet të ketë gati brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm raketat balistike ndërkontinentale të gjeneratës së ardhshme, të cilat do të kenë mundësinë të godasin çdo cep të botës.
Sipas medias shtetërore kineze, raketa “Dongfeng-41”, thuhet se ka rrezen më të gjatë të çdo rakete balistike në botë, ndërsa së fundmi i është nënshtruar testit të tretë dhe është drejt përfundimit.
Në raportet e mëparshme, thuhet se raketa mund të arrijë në një distancë prej 12 mijë kilometrash dhe mund të mbajë deri në 10 mbushje bërthamore. Raketa mund të arrijë një shpejtësi prej më shumë se 12 mijë kilometrash në orë.
“Pasi raketa ‘Dongfeng-41’ të bëhet funksionale, aftësitë e Kinës për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar luftërat do të rritet ndjeshëm”, tha Xu Guangyu, një zyrtar kinez./tch

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale