Më shumë se 2 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë Kinën.
Më shumë se 889.4 milionë njerëz nga 1.4 miliardë janë vaksinuar plotësisht në Kinë, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
“Efikasiteti i vaksinave kineze është rreth 70%, kështu që vendit do t’i duhen më shumë se 80% e popullsisë për t’u vaksinuar para se të krijojë imunitetin e tufës“, tha eksperti kryesor i penumologjisë në Kinë, Zhong Nanshan gjatë një konference.
Vendi synon të arrijë imunitetin e tufës deri në fund të këtij viti. Kina kohët e fundit ka zgjeruar fushatën e imunizimit tek grupmoshat më të reja.
Duke pasur parasysh një situatë të kontrolluar për sa i përket COVID-19 shkollat dhe kopshtet në të gjithë Shangain do të përgatiten për semestrin e ri i cili pritet të fillojë më 1 Shtator./Klan News/
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...