Kievi tha më 10 mars se ka rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në rajonin e kryeqytetit, duke shtuar se një sulm në një qytet në lindje la të plagosur të paktën nëntë persona.
Ukraina tha se sulmet me dronë u lëshuan drejt rajoneve qendrore dhe jugore, ndërkaq në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut ka pasur sulme me raketa.
“Si rezultat i operacioneve luftuese, 25 dronë Shahed – të prodhimit iranian – janë rrëzuar” në mbi dhjetë rajone, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në njoftim u tha se dronët u rrëzuan në rajonet qendrore të Kievit, Vinitsjas, Çerkasit dhe Dnipropetrovskit, si dhe në rajonet jugore të Odesës, Hersonit dhe Mikolajivit.
Më në perëndim, rajonet e Zhitomirit dhe Hmelnitskit po ashtu u goditën nga sulme me dronë.
Në rajonin e Donjeckut, zyrtarët thanë se një sulm me raketa ruse goditi qytezën e Mirnogradit.
“Granatime ruse në Mirnograd me tri raketa S-300. Të paktën nëntë persona janë plagosur, përfshirë një adoleshent”, shkroi në rrjetet sociale kreu i rajonit të Donjeckut, Vadym Filashkin.
Në rajonin verilindor të Harkivit, guvernatori Oleg Synegubov, tha se është sulmuar një kamp i rekreacionit në qytetin e Bogoduhivit, që është qyteti më i afërt me kufirin rus.
Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë./rel
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...