Shkrimtari afgano-amerikan Khaled Hosseini, një nga autorët më me ndikim në botë, komentoi ngjarjet e fundit në Afganistan këto ditë.
Autori i librave “Gjuetari i balonave”, “Një mijë djej vezullues” dhe “Malet Oshëtinë”, ka bërë thirrje nga bashkësia ndërkombëtare që të ndihmohet populli afgan, transmeton portal arbresh.info
https://twitter.com/khaledhosseini/status/1427377121790287872
“Presidenti Biden nuk ka arritur t’i përgjigjet një pyetjeje themelore. Çfarë do të bëjë Amerika me krizën humanitare në Afganistan? Kush do t’i mbrojë burrat, gratë dhe fëmijët që mbeten,” shkroi Hosseini në një postim në Twitter.
https://twitter.com/khaledhosseini/status/1427306602755891201
Në një postim tjetër, ai i ka bërë thirrje SHBA-ve që të hapin dyert për refugjatët afganë dhe të presin sa më shumë.
“Vendimi amerikan është marrë. Dhe makthi nga i cili frikësohen afganët po shpaloset para syve tanë. Ne nuk mund t’i lëmë njerëzit që kanë kërkuar paqe për dyzet vjet. Gratë afgane nuk duhet të mbyllen pas dyerve dhe të mbulohen nën perde”, tha ai./arbresh.info/
https://twitter.com/khaledhosseini/status/1426683070120284165
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...
Turqia arreston 6 të dyshuar për spiunazh për Iranin
Rama me bizneset eksportuese: “Made in Albania” pasaportë pë...
Publikohet lista e barnave që gjenden në Barnatoren Qendrore...
Vdekja e ish-kandidatit për deputet të AAK-së, Haradinaj: Na...