Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pranoi se Izraeli është zotuar se do të hapë më shumë pika hyrëse për të lejuar ndihmën humanitare në Gazë, por tha se “duhet bërë më shumë” për të ndihmuar civilët në territorin e rrethuar palestinez.
Përmes një deklarate, anëtarët e Këshillit thanë se janë në dijeni “të njoftimit të Izraelit për të hapur pikëkalimin [kufitar] të Erezit dhe të lejojnë përdorimin e portit të Ashdodës për dërgesat e ndihmave në Gazë, por theksojmë se duhet të bëhet më shumë për të lehtësuar gjendjen në Gazë”.
Javën e kaluar, Izraeli premtoi se do të hapte pikën kufitare të Erezit në veri, pas një bisede të tensionuar telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën, Biden kërkoi “veprime të menjëhershme” sa i përket ndihmës.
Por, kamionët me ndihma duket nuk do të përdorin këtë pikëkalimi, përderisa mediat në Izrael kanë raportuar se Qeveria ka frikë se mund të ketë protesta nga grupet e ekstremit të djathtë që janë kundër lejimit të hyrjes së ndihmës në Gazë.
Një ditë më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se po planifikohet dërgimi i ushqimit përmes pikës së re dhe portit, që gjendet në veri të Gazës.
Këshilli i Sigurimit në deklaratën e tij përsëriti “shqetësimin e thellë për ndikimin e madh te njerëzit që ka konflikti, për situatën katastrofale humanitare dhe kërcënimin për uri në Gazë”.
Këshilli po ashtu bëri thirrje që të largohen të gjitha pengesat për ndihmën humanitare për popullatën palestineze në Gazë.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 33.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore lokale./REL/
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?