Autoritetet franceze kanë evakuuar shkollën e mesme Gameta-Carnot, ku mësuesi Dominique Bernard u vra javën e kaluar nga një ish-nxënës, pas raportimit për bombë mëngjesin e së hënës.
Pjesëtarë të ushtrisë franceze, në kuadër të Operacionit Garda, janë vendosur para këtij kompleksi shkollor, raporton e përditshmja e Parisit Figaro.
Studentët dhe stafi mësimdhënës mbajtën një minutë heshtje në shkollat anembanë Francës sot në nder të profesorit Dominique Bernard, i cili u vra me thikë nga një ekstremist islamik javën e kaluar, dhe Samuel Petty, raportoi AP. Që nga fillimi i këtij viti shkollor në shtator, shkollat fillore, të mesme dhe të kolegjit në të gjithë Francën kanë qenë objektiv i 168 kërcënimeve me bomba, tha sot ministri francez i Arsimit Gabriel Atal.
Me kërkesë të presidentit francez Emmanuel Macron, prefektët në të gjitha departamentet franceze kanë për detyrë të bëjnë një listë të të gjithë të huajve që mund të dëbohen nga Franca bazuar në një vlerësim të shkallës së aktivitetit radikal. Macron kërkoi nga Ministria e Brendshme që t’u kushtojë vëmendje të veçantë personave nga rajoni i Kaukazit, të moshës 16-25 vjeç, të regjistruar me kodin “S”, i cili përfaqëson një tregues sigurie për një person që konsiderohet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, raporton portali BFMTV./euronews.al/
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...