Një javë para zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe, kënga që akuzon kryeministren, Theresa May si gënjeshtare ka zenë vendin e parë në këngët e shkarkuara në iTunes.
Grupi muzikor britanik “Captain Ska” para pesë ditësh publikoi këngën me titullin “Liar, Liar” (”Gënjeshtare, gënjeshtare”).
Kjo këngë la pas saj këngët e yjeve botërore si Ed Sheeran dhe Ariana Grande duke zënë vendin e parë në listën e këngëve të shkarkuara.
Në këngë, ku kritikohen shtrëngimet buxhetore të Partisë Konservatore me në krye kryeministren May, qëndrojnë shprehjet si “Ajo (Theresa May) është një gënjeshtare, është një gënjeshtare/ Jo nuk mund t’i besoni asaj, jo, jo, jo, jo”/.
Kënga kritikon posaçërisht sistemin shëndetësor dhe nivelin e varfërisë në vend.
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...