Komisioni Evropian (KE) ka miratuar një rekomandim të ri i cili paraqet një udhëzues për mënyrën e trajtimit të sfidave të sigurisë kibernetike në energjetikë, raporton anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian tha se për të menaxhuar rrjetet e energjisë, do të nevojitet një shkallë më e madhe digjitalizimit e cila do të rezultojë me një lidhje të përhershme midis konsumit dhe prodhimit.
“Ky digjitalizim i shtuar ka bërë sistemin energjetik më të mençur pasi tani u mundëson konsumatorëve të përfitojnë më shumë nga shërbimet në fushën e energjetikës”, thotë KE-ja.
Komisioni Evropian thotë se me një sistem gjithnjë e më të digjitalizuar të energjisë, dhe me një numër në rritje të amvisërive të lidhura në rrjet, siguria kibernetike është bërë e një rëndësie të madhe dhe një shqetësim për të gjithë, pasi është shtuar edhe numri i aksidenteve.
Rekomandimi i KE-së identifikon veprimet kryesore të nevojshme për të parandaluar sulmet kibernetike mbi sektorin e energjetikës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...