Katari, një prej shteteve të Gjirit, ka planifikuar të rrisë investimet në Gjermani me 10 miliardë euro (11,6 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme.
Emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad Al Thani e bëri këtë njoftim sot gjatë një forumi ekonomik në Berlin, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila iu bashkua thirrjes së tij për të rritur investimet e emirateve në Gjermani .
“Ne jemi krenarë për marrëdhënien dhe bashkëpunimin tonë me Gjermaninë”, deklaroi sheiku Tamim bin Hamad Al-Thani.
Në të njëjtën kohë, ai i ftoi kompanitë gjermane për të investuar në Katar, si një nga vendet më të pasura në botë.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...