Një zyrtar spanjoll ka deklaruar se qeveria spanjolle nuk e pranon atë që ai e quajti deklaratë të “heshur” të pavarësisë nga Presidenti i rajonit të Katalonjës.
Zyrtari i cili ka folur në kushte anonimiteti ka theksuar se deklarata e Carles Puigdemont është në kundërshim me qeverinë spanjolle, transmeton portali arbresh.info
Puidgemont tha se referendumi i 1 tetorit, që Spanja e konsideronte të paligjshëm, i dha atij një mandate për të shpallur pavarësinë nga pjesa tjetër e vendit.
Ata që votuan në favor të pavarësisë ishin shumica dërrmuese.
Puidgemont i ka kërkuar parlamentit katalan që të pezullojë çdo deklaratë pavarësie për disa javë për të lejuar kohë për dialog.
Në anën tjetër, zyrtari spanjoll thotë se rezultatet e referendumit nuk mund të konsiderohen të vlefshme./arbresh.info/
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...