Kaos dhe panik është verifikuar në Nju Jork, kur një tren udhëtarësh me 1.200 pasagjerë në bord ka mbetur i bllokuar për tre orë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Treni ka mbetur i bllokuar poshtë lumit Hjudson, mes Nju Xhersit dhe Stacionit Pen, në Manhatan.
Treni më pas ka mbërritur në destinacion, por ndërkohë turma e madhe e udhëtarëve ka humbur durimin teksa priste. Më pas, një lajm për të shtëna ka krijuar panik.
Lajmi u përhap pasi agjentët e sigurisë të stacionit ndërhynë për të neutralizuar një person të pajisur me një pistoletë elektrike.
Por, nga frika e një atentati, turma u frikësua dhe u vu në lëvizje. Për pasojë 16 persona u shtypën dhe mbetën të plagosur rëndë.
Stacioni Pen mbeti për një kohë të gjatë i boshatisur, vetëm me çantat dhe valixhet e udhëtarëve, ndërkohë që edhe disa dyqane aty pranë mbyllën dyert .
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026