Kanada lëshon pasaporta me një gjini të re, as femër, as mashkull

01:05 | 27 Gusht 2017

Kanada ka marrë vendim që në pasaportat të shtohet edhe një gjini e tretë, opsioni X, që do të thotë as mashkull, as femër.

Ministri i emigracionit në Kanada, Ahmed Hussen, ka theksuar se ligji për pasaportat e reja me gjini X do të hyjë në fuqi në fund të muajit gusht, transmeton portali arbresh.info

Përmes një deklaratë ai ka theksuar se Kanada është duke bërë një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht indetetit gjinor.

Veprimi i fundit i qeverisë kanadeze do t’u vijë në ndihmë transgjinorëve, të cilët kanë shprehur se janë të frikësuar të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kontrollimit të pasaportës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara