Kanada goditet nga vala e tretë e pandemisë

23:15 | 6 Prill 2021

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau,  paralajmëroi sot se vala e tretë e pandemisë e ka goditur vendin.

“Vendet në të gjithë botën janë duke u përballur me valën e tretë të pandemisë. Tani kjo është duke ndodhur edhe në Kanada”, tha ai në një konferencë për shtyp, transmeton portal arbresh.info

Numri i shtrimeve në spital po rritet me shpejtësi dhe shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv pothuajse janë mbushur.

Kanada ka regjistruar gati 5,200 raste të reja me koronavirus gjatë këtyre ditëve, shkruan BBC.

Provinca më e populluar e Ontario u vendos në një bllokim të kufizuar gjatë fundjavës dhe ekspertët e shëndetit po bëjnë thirrje për futjen e masave më të rrepta.

Më shumë se 23 mijë kanadezë kanë vdekur si pasojë e infeksionit të koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara