Zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris do të jetë edhe zyrtarisht sfidantja e Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit, pasi ka marrë votëbesimin e delegatëve demokratë.
Harris mori zyrtarisht numrin e nevojshëm të votave nga delegatët për t’u bërë kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën dhe e para grua nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë që pretendon postin.
Komitetit Kombëtar i Demokratëve bëri me dije se në votimin që u krye online, Harris mblodhi më shumë se gjysmën e votave të delegatëve.
Pak pas votimit, Harris deklaroi se ndihej e “nderuar” që e ka kaluar atë prag. Ajo shtoi se do të pranojë zyrtarisht nominimin në konventën e partisë që do të mbahet në Çikago në mes të gushtit./A2CNN
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...