Sipas një zyrtari taliban, rreth 12 persona janë vrarë përreth aeroportit të Kabulit që nga e diela.
Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se vdekjet janë shkaktuar nga të shtëna armësh, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Ai u bëri thirrje turmave para portave të shkojnë në shtëpi nëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë dhe tha se talibanët “nuk duan të lëndojnë” askënd në aeroport.
Janë raportuar skena kaosi ndërsa mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendi.
Aeroporti i Kabulit mbetet nën kontrollin amerikan, por rrugët përreth ruhen nga talibanët. /arbresh.info/
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...