Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

22:38 | 12 Janar 2021

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka marrë sot dozën e tij të dytë të vaksinës Covid-19.

78-vjeçari është shfaqur mjaft i kënaqur me efektin e marrë në dozën e parë, teksa këtë herë ka falënderuar mjekun dhe ka ngritur mëngën për të marrë injeksionin e vaksinës Pfizer.

“Prioriteti im numër një është vaksinimi i njerëzve sa më shpejt që të mundemi për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur”, ka deklaruar Biden.

Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor.

Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka prekur mbi 22 milionë njerëz, ndërsa ka vrarë mbi 374,000.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara