Shkencëtari kryesor i Bashkimit Evropian dha dorëheqje, duke dënuar, siç tha, përgjigjen “zhgënjyese” të Brukselit ndaj pandemisë së coronavirusit.
Mauro Ferrari, president i Këshillit Evropian të Kërkimeve, e kritikoi BE-në për refuzimin e propozimit të tij për të krijuar një program shkencor, të shkallës së gjerë, për luftimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton coronavirusi.
Në një deklaratë të publikuar në gazetën Financial Times, Ferrari po ashtu tha se shtetet anëtare kanë dështuar të koordinohen për politikën e kujdesit shëndetësor.
Komisioni Evropian nuk e ka komentuar ende dorëheqjen e Ferrarit.
Italia dhe Spanja – të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian – kanë numrin më të madh të viktimave nga coronavirusi në botë: 17,127, përkatësisht 14,045. Mbi 10,000 viktima ka edhe Franca. /Rel/
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur