Analistët grekë kanë paralajmëruar se qëndrimi i Athinës është mjaft problematik, në kulmin e tensioneve të vazhdueshme me Ankaranë në Mesdhe. Ai argumenton se Greqia mund të humbasë një luftë të mundshme me Turqinë, duke shtuar se Europa është e “lodhur nga Athina”.
Ata gjithashtu paralajmëruan se interesat franceze në rajon mund të mos përputhen plotësisht me ato të Athinës.
Giorgos Papachristos, i të përditshmes më të shitur të Greqisë “Ta Nea”, argumentoi se rendja drejt Bashkimit Evropian sa herë që vendi ka një problem nuk është një zgjidhje.
“Ata janë të lodhur nga ne. Ne gjithmonë e kemi bindur veten se kemi të drejtë dhe Turqia e ka gabim, por duhet të jemi realistë “.
Papachristos gjithashtu vuri në dukje se Greqia ka dy mundësi. E para, një luftë afatshkurtër me Turqinë, në të cilën Turqia do të merrte ishullin e vogël të Kastellorizo (Megisti-Meis), i vendosur vetëm disa kilometra larg bregut të saj.
Opsioni i dytë sipas Papachristos është dialogu, nga i cili Greqia gjithashtu rrezikon “humbje të rëndë politike”. Në këtë skenar, Turqia do të bënte kërkesa dhe Greqia do të duhej të bënte lëshime./gazeta.mk./
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...