Të paktën 7 civilë u humbën jetën nga granatimet e grupi rebel huthi në një fshat në pjesën perëndimore të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria jemenase bëri të ditur se 10 të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin ndaj një fshati në qytetin bregdetar Al Hudaydah, duke shtuar se disa nga të plagosurit janë në një gjendje kritike.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga huthit.
Sipas UNICEF-it, miliona fëmijë janë në “rrezik të lartë” përderisa vendi i afrohet krizës së urisë.
Muajin e kaluar OKB bëri thirrje për t’i dhënë fund menjëherë përplasjeve në provincën Al Hudaydah, ku palët u pajtuan për një armëpushim në fund të vitit 2018. Marrëveshja e arritur gjatë bisedimeve të paqes të sponsorizuara nga OKB në Suedi nuk u zbatua kurrë plotësisht.
Në qytetin Al-Hudaydah ndodhet porti kryesor prej nga hynë importet dhe ndihmat tregtare në Jemenit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit