Një person në Japoni i cili nuk kishte vizituar zonën e një shpërthimi viral vdekjeprurës në Kinë është diagnostikuar me koronavirus, njofton ministri i shëndetësisë së Japonisë.
Personi i infektuar është një shofer autobusi në të 60-tat në qytetin e Nara, tha Katsunobu Kato, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, shkruan TheIndependent, transmeton arbresh.info.
Ministri tha se shoferi kishte drejtuar dy grupe të turistëve kinezë që kishin ardhur nga Wuhan në fillim të këtij muaji dhe ishte diagnostikuar me pneumoni të Shtunën dhe momentalisht ai është i shtruar në spital.
Një burrë tjetër, në të 40-tat, gjithashtu ka zhvilluar pneumoni pasi udhëtoi në Japoni nga Wuhan në 20 Janar të këtij viti.
Ministria gjithashtu bëri të ditur se po kontrollonte personat që kishin kontaktuar me dy pacientët e rinj./TheIndependent/arbresh.info/



Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro