Japonia i ka kërkuar Kinës që të mos u marrë mostra nga zorra e trashë qytetarëve të saj, kur ata të futen në shtetin komunist.
Disa persona janë ankuar se kjo procedurë u ka shkaktuar shqetësim psikologjik, thanë zyrtarët japonezë, shkruan BBC.
Kina, e cila në një pjesë të madhe e ka marrë nën kontroll situatën me pandeminë, e filloi këtë metodë të pazakonshme të testimit për Covid-19 në janar.
Javën e kaluar, autoritetet kineze mohuan se kanë kërkuar nga diplomatët amerikanë që ta bëjnë këtë test, ndonëse mediet amerikane raportuan se disa pjesëtarë të stafit diplomatik janë ankuar për këtë procedurë.
“Disa japonezë raportuan në ambasadën tonë në Kinë se u është bërë testi anal për Covid-19, që u ka shkaktuar shqetësim të madh psikologjik”, tha sekretari i Kabinetit, Katsunobu Kato.
Ky lloj testimi zbatohet te disa nga personat që janë në karantinë apo që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Kinës, tha zyrtari japonez, duke shtuar se Qeveria e Japonisë e ka bërë kërkesën për largimin e këtij testi për qytetarët e saj përmes ambasadës në Pekin.
Disa qytete kineze po e zbatojnë këtë lloj testimi, ndërsa ekspertët lokalë kanë pretenduar se ai mund të jetë më i saktë për zbulimin e infektimit, sepse shenjat e virusit, sipas tyre, qëndrojnë më gjatë në zorrën e trashë.
Ky testim kryhet përmes futjes së një shtupe 3 deri në 5 centimetra të gjatë në zorrën e trashë dhe rrotullimit të saj ngadalë në zorrë.
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...