Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA) tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu.
Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur në 63.
Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se kanë dalë nga shtrati 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme, përfshirë edhe rajonin Kyushu.
Përmbytjet nga uji kanë shkaktuar shembjen e disa urave, pemëve, rrugëve dhe përmbytjen e mijëra shtëpive.
Bëhet e ditur se është rritur në 63 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në zonën Kumamoto në veri të Kyushu.
Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA) tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu.
Ndërkohë Agjencia Metereologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se shirat në rajon do të vazhdojnë dhe se duhet të ndërmerren masat e nevojshme./AA/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...