Gjykata në Izrael ka shqiptuar dënimin me burg prej pesë muajve ndaj shkrimtares palestineze Darin Tatour.
Sipas Hareetz, poeten e akuzoi gjykata për “nxitje në terrorizëm”, e në bazë të kësaj akuze edhe e dënoi, përcjell KlanKosova.
36 vjeçarja e qytetit Al-Rina u arrestua nga autoritetet izraelite në vitin 2015 për shkak të poezisë së saj “Rezisto, o populli im, rezisto”.
Në fillim të vitit 2016, Gjykata Qendrore e Izraelit në Nazareth e liroi Tatourin nga paraburgimi, dhe e vendosi atë në arrest shtëpiak .
Mirëpo siç duket vendimi përfundimtar i gjykatës është, që ajo të qëndrojë në burg për 5 muaj, për shkak të shkrimeve të saj.

Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...