Izraeli ka akuzuar grupin Hezbollah se po përdor civilët si mburojë për të nisur sulmet në Libanin jugor.
Ushtria izraelite bëri të ditur se ka goditur objektet e prodhimit të armëve që i përkasin Hezbollahut në Liban.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë kryer sulme në infrastrukturën që sipas tyre i përkiste grupit militant në zonën e Dahieh në Bejrutin jugor.
Nga ana tjetër Izraeli bëri të ditur se janë ndërmarrë hapa për të ulur rrezikun për civilët.
“IDF po vazhdon të godasë infrastrukturën terroriste të Hezbollahut dhe të shkatërrojë aftësitë e tij ushtarake në Liban, në mënyrë që të rivendosë sigurinë për qytetarët e shtetit të Izraelit.”
Deklarata vjen pasi ushtria izraelite konfirmoi se trupat e saj kishin filluar një “operacion tokësor të synuar” në Libanin jugor./abcnews.al/
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza