Izraeli ka nisur një valë sulmesh në objektiva ushtarake në Rripin e Gazës, pasi një ushtar i tyre u plagos në kufi.
Ushtria izraelite njoftoi që një ushtar i tyre kishte vdekur nga plagët e marra, e para në përleshjet e këtij lloji, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët e Gazës thanë se katër palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore, tre prej tyre anëtarë të grupit militant Hamas.

Palestinezi i katërt u qëllua për vdekje gjatë protestave përgjatë kufirit, bën të ditur zyrtarë shëndetësorë.
Dhuna erdhi gjatë një të premte tjetër të protestave nga palestinezët në kufirin midis Izraelit dhe rripit të Gazës./Arbresh.info/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...