Izraeli ka miratuar planet për ndërtimin e 31 shtëpive të banimit në Hebron në Bregun Perëndimor.
Kjo konsiderohet lëvizja e parë e tillë në zonën e pushtuar nga Izraeli për rreth 15 vjet, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka pasur presion të vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhje.
Qeveria e Izraelit ka bërë njoftime të shumta për ndërtimin e vendbanimeve gjatë kohëve të fundit, duke i zemëruar palestinezët që vazhdojnë të kërkojnë një shtet në vendin që Izraeli e morri me luftë gjatë vitit 1967.
Megjithatë, avokatët e vendbanimeve thonë se pavarësisht nga një varg njoftimesh për ndërtimin e mijëra shtëpive të banimit në Bregun Perëndimor, vetëm një pjesë mund të ndërtohet.
Hebroni është qyteti më i madh palestinez në Bregun Perëndimor, me një popullsi prej rreth 216 mijë banorësh. Rreth 1 mijë izraelirë jetojnë në zemër të qytetit, e cila për dekada ka qenë fokus i fërkimeve fetare mes myslimanëve dhe hebrenjëve./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë