Nuk ka të ndalur tensioni në Gaza. Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka bombarduar nga ajri “zyrën operative” të Hamasit.
Sulmet ajrore kanë vijuar gjatë gjithë natës.
Sipas autoriteteve vendase, bilanci i viktimave në Gaza ka shkuar në 126, mes të cilëve 31 janë fëmijë.
Ndërkohë, Egjipti ka kërkuar një armëpushim, qoftë ky edhe i përkohshëm, për të evakuuar të plagosurit, raporton A2.
Sot do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, edhe Gaza ka rinisur mëngjesin e sotëm hedhjen e raketave drejt jugut të Izraelit, në veçanti në qytetet Ashkelon dhe Ashdod. Sipas Izraelit, shumica e raketave janë kapur nga sistemi Iron Dome (Kupola e Hekurt)./arbresh.info/
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...
Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane
Kurti uron Magyer: Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit ...