Izraeli ka kryer një sulm ajror ndaj shënjestrave të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës në përgjigje të granatimit nga pozicionet e tyre, raporton TASS.
“Pak kohë më parë, avionët luftarakë IAF kanë goditur objektivat terroriste të Hamasit në Gazën veriore. Katër nga shënjestrat ishin ndërtesa dhe infrastruktura terrori në ndërtesa ushtarake, tre të tjera ishin ndërtesa të prodhimit të armëve”, ka thënë zëdhënësi i Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF), transmeton portali arbresh.info.
“Sulmet ajrore u kryen në përgjigje të zjarrit të armëve të rënda që kishte në shënjestër qytetin Sderot, Izraelin jugor dhe disa sulme me armë përgjatë ditës”./Arbresh.info/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në