Izraeli dhe SHBA zhvillojnë mburojën e re të raketave balistike

08:46 | 19 Shkurt 2021

Izraeli tha të enjten se po zhvillon një mburojë të re të raketave balistike, Arrow-4, me Shtetet e Bashkuara, një shtresë tjetër në një sistem mbrojtës të ndërtuar me sytë të drejtuar kah Iranit.

‘Ndërprerësit’ e Izraelit Arrow-2 dhe Arrow-3 janë tashmë operativë si pjesë e një sistemi shumë-shtresor për të shkatërruar raketat hyrëse në atmosferë dhe në hapësirë, raporton Reuters.

“Zhvillimi i Arrow-4 së bashku me partnerët tanë amerikanë do të rezultojë në një hap teknologjik dhe operacional, duke na përgatitur për fushën e betejës në të ardhmen dhe kërcënimet evoluuese në Lindjen e Mesme dhe më gjerë,” tha Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz në një deklaratë.

Udhëheqësit izraelitë e kanë përshkruar programin e raketave balistike të Iranit si një kërcënim për Izraelin dhe botën. Irani thotë se zhvillimi i tij raketor është mbrojtës dhe synon të ndalojë sulmin, transmeton arbresh.info.

Ministria e Mbrojtjes tha se Aerospace Industries të Izraelit do të shërbejnë si kontraktori kryesor për Arrow-4. Boeing dhe Elbit Systems të Izraelit janë gjithashtu pjesë e projektit të mbrojtjes Arrow./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara