Italia ka regjistruar një rekord 24,991 raste të reja të coronavirusit në 24 orët e fundit dhe 205 persona të tjerë kanë vdekur, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Kjo theu rekordin e zi të djeshëm kur u regjistruan 21,994 raste të reja.
Numri i të vdekurve ra nga 221 sa ishin një ditë më parë, raporton deutschewelle.
Një total prej 37,905 njerëz vdiqën në Itali nga coronavirusi, ndërsa 589,766 raste janë regjistruar deri më tani.
Rajoni verior i Lombardisë mbetet më i godituri, me 7,558 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit nga sa ishin dje – 5,035. /Telegrafi/
KOMF: Arsimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara vazhdon të mb...
Republikanët fajësojnë administratën e Presidentit Biden në ...
Italia mposht Izraelin
Të vërtetat dhe mitet rreth dhimbjes së shpinës
Selena Gomez zbulon se nuk do të mund të bëjë një shtatzëni ...
Hasani: Shqipëria do vazhdojë angazhimin në raport me ëndrrë...