Italia ‘bllokon’ dërgesën e vaksinës AstraZeneca në Australi

00:22 | 5 Mars 2021

Qeveria italiane ka bllokuar transportin e një ngarkese vaksine të AstraZeneca që ishte nisur për në Asutrali.

Vendimi ka prekur më shumë se 250 mijë doza të vaksinës së prodhuar në një strukturë të AstraZeneca në Itali, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Italia është vendi i parë në BE që përdor rregulloret e reja të bllokut që lejojnë ndalimin e eksporteve nëse komopania që siguron vaksinat nuk ka përmbushur detyrimet e saj ndaj Bashkimit Europian.

Australia tha se humbja e “një dërgese” nuk do të ndikonte keq në shpërndarjen e saj.

Italia ka marrë mbështetje nga Komisioni Europian.

AstraZeneca është në rrugën e duhur për të siguruar vetëm 40% të furnizimit të rënë dakord për vendet anëtare në tre muajt e parë të vitit. Ajo ka përmendur problemet e prodhimit për mungesën.

Në janar, ish-kryeministri italian Giuseppe Conte përshkroi vonesat në furnizimet e vaksinave nga AstraZeneca dhe Pfizer si “të papranueshme” dhe akuzoi kompanitë për shkeljen e kontratave të tyre.

BE është kritikuar gjerësisht për ritmin e ngadaltë të programit të saj të vaksinimit.

Sipas skemës së vaksinave të BE, e cila u krijua në qershor të vitit të kaluar, blloku ka negociuar blerjen e vaksinave në emër të vendeve anëtare.

Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar mbi lëvizjen italiane nga BE ose AstraZeneca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara