Rreth 200 arkivole kanë rënë në detin Ligurian pasi pjesë të një varreze italiane u shembën pas një rrëshqitjeje të dheut, raporton Euronews.
Incidenti ndodhi në brigjet e qytetit bregdetar Camogli, rreth 20 kilometra në jug të Genovas.Shërbimi i zjarrfikësve i Italisë ka konfirmuar se askush nuk u lëndua nga rrëshqitja e dheut.
Autoritetet kanë punuar në atë zonë që nga e hëna me anije për të rimarrë arkivolet, ndërsa hyrja në varreza është kufizuar.
Ekspertët thonë se nuk ka rrezik fillestar për ndërtesat e tjera në afërsi.
Frana cimitero a #Camogli (GE), è ripresa in mattinata la ricerca e il recupero delle bare finite ieri in mare: #vigilidelfuoco impegnati nelle delicate operazioni con il nucleo #sommozzatori, gli specialisti nautici, il reparto volo e i dronisti #23febbraio pic.twitter.com/UfOOiy4YB0
— Vigili del Fuoco (@emergenzavvf) February 23, 2021