Një ish-efektiv policie i cili prej vitesh ishte raportuar i vdekur, është gjetur i fshehur brenda një pylli të Britanisë së Madhe.
. Ricardas Puisy, u shpall i humbur në shtator të 2015 dhe për herë të fundit ishte parë në Wisbech. Menjëherë pas zhdukjes policia nisi kërkimet, por asgjëkund nuk gjeti ndonjë gjurmë të tij. Ndërkohë vetëm muajin e kaluar autoritetet e kanë gjetur atë brenda një pylli.

Policia dyshon paraprakisht se ai ishte fshehur në pyll, për t’i shpëtuar njerëzve të cilët mund ta kenë shfrytëzuar për qëllime të këqija. Puisy është vënë në mbrojtjen e policisë, gjithashtu raportohet se këta të fundit kanë nisur një hetim mbi rastin.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...