Ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi i dorëzohet një zarf me dy plumba

10:24 | 4 Mars 2021

Matteo Renzi, ish-kryeministri italian në fillim të këtij viti solli “shembjen” e qeverisë.

Renzi mori një zarf që përmbante dy plumba të mërkurën, tha partia e tij, transmeton portali arbresh.info

Kërcënimi i heshtur, me sa duket i dërguar direkt Senatit ku Renzi është anëtar, u dënua në të gjitha anët e spektrit politik.

Teresa Bellanova, një ministre nga partia e tij Italia Viva, këmbënguli: “Ne nuk do të frikësohemi”.

Renzi është një nga politikanët më jopopullorë të Italisë dhe mori kritika dhe abuzime të gjera për vendimin e tij për të lënë koalicionin e ish-kryeministrit Giuseppe Conte në janar, i cili shkaktoi “kolapsin” e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara