Sir Richard Shirreff, ish-zëvendëskomandanti suprem i NATO-s në Evropë, ka thënë se “sikurse shumica e njerëz” ai ka dyshimet rreth pretendimeve të Rusisë sa i përket zvogëlimit të aktiviteteve ushtarake në Kiev dhe Chernihiv.
“Është një lloj arsyetimi se ka dështuar të avancojë në shumë fronte, dhe për këtë synon të përqendroj forcat në rajone tjera”, tha Shirreff, shkruan BBC.
“Derisa Putini është në Kremlin, nuk mund të ketë paqe në Evropë”, shtoi Sir Richard.
Ai theksoi se NATO duhet të sigurohet që lufta të “mbetet një luftë e ftohtë e assesi e nxehtë”, që nënkupton se NATO duhet të jetë e gatshme për luftë në çdo aspekt. /arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit