Organizata Botërore e Transportit Rrugor (IRU) u bëri thirrje sot qeverive të vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht asaj franceze, që të mbajnë kufijtë e hapur për transportin e mallrave, duke kërkuar qartësi në masat e reja COVID-19.
“Mbyllja e plotë e kufijve për lëvizjet e kamionëve kudo në Europë është e pashembullt në pandeminë aktuale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IRU, Umberto de Pretto.
“Kamionët kanë lëvizur nëpër Europë gjatë gjithë pandemisë. Iniciativa “Green Lanes” e BE-së, e mbështetur nga të gjithë anëtarët e saj, përfshirë Francën, e bëri të qartë se vazhdimësia e zinxhirëve logjistikë është thelbësore dhe duhet të mbrohet”, shtoi ai.
De Pretto tha se veprimi i tanishëm nga qeveria franceze nuk ka kuptim dhe vetëm do t’i bëjë përkeqësojë edhe më shumë gjërat në një periudhë tashmë të pasigurt edhe për shkak të tranzicionit në pritje të Brexit-it.
Pezullimi i të gjithë trafikut nga Franca për 48 orë ka shkaktuar përçarje të konsiderueshme të trafikut të mallrave, duke kërcënuar të ndikojë në furnizimet e ushqimeve të freskëta në BM gjatë festave të fundvitit.
Sipas IRU, për të shmangur konfuzionin dhe përçarjen e mëtejshme në transportin e mallrave nëpër Evropë, qeveria franceze duhet të përjashtojë menjëherë kamionët, drejtuesit e kamionëve dhe ngarkesat e tyre nga kufizimet e kalimit të kufirit./ATSh/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë