Irani është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Arabinë Saudite, me ose pa ndihmën e ndonjë ndërmjetësuesi, tha sot Ministria e Jashtme e Iranit.
Teksa Irani po përgatitet të pres në vizitë kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi u pyet nëse Khan mund të jetë ndërmjetësues në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite, dy shtete rivale.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë ndërmjetësues. Irani ka bërë të ditur se me ose pa ndërmjetësues, është gjithmonë i gatshëm që të zhvillojë bisedime me fqinjët e saj, përfshirë Arabinë Saudite, me qëllim që të eliminohen keqkuptimet”, tha zëdhënësi Mousavi.
Ministria e Jashtme iraniane gjatë kësaj jave la të kuptohet se Irani ka vullnet që të bisedojë për problemet rajonale me Arabinë Saudite, por shtoi se Riadi “duhet të ndalojë së vrari njerëz”.
Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Iranin se qëndron prapa sulmeve mbi rafineritë e naftës saudite. Irani ka mohuar çdo përfshirje në këto sulme që u kryen gjatë muajit shtator./rel/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje