Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka dënuar ofensivën e Turqisë kundër kurdëve të Sirisë, në enklavën Afrin.
Gjatë një bisede telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, Rouhani ka theksuar se “tensionet në Siri nuk i konvenojnë askujt”, transmeton portali arbresh.info
Ai ka theksuar se shpreson që të gjitha vendet të respektojë “territorin integritetin dhe sovranitetin” e Sirisë. Ai gjithashtu përshëndeti një raund të ri bisedimesh në nivel presidencial midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë.
Irani është një mbështetës kryesor i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe Teherani pranon se forcat e saj janë në Siri, në një rol këshillues për qeverinë./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin