Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të prodhojë raketa balistike, pavarësisht që Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për sanksione të reja.
“Që të mbrojmë kombin tonë dhe integritetin territorial, ne do të ndërtojmë të gjitha llojet e armëve që na nevoiten”, tha ai, gjatë një fjalimi televiziv, transmeton portali arbresh.info
Testimi i raketave balistike ka shtyrë Shtetet e Bashkuara që të vendosin sanksione dhe të rishikojnë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.
Marrëveshja e nënshkruar nga Irani, Gjermania, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, është bërë me qëllimin që Tehereni të frenojë aktivitetet bërthamore./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin