Irani dhe Izraeli kanë njoftuar se kanë ndalur sulmet ndaj njëri-tjetrit, pas një përshkallëzimi të shkurtër ushtarak që shënoi shkëmbimin e parë të zjarrit mes dy vendeve që nga armëpushimi i prillit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli po e pezullon ofensivën “për momentin”, por theksoi se lufta kundër Iranit dhe Hezbollahut nuk ka përfunduar.
Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare raportojnë se forcat e armatosura iraniane njoftuan se kanë ndalur operacionet pas asaj që e cilësuan si një “përgjigje të dhimbshme” ndaj Izraelit. Teherani paralajmëroi se do të ndërmarrë masa edhe më të ashpra nëse Izraeli vazhdon sulmet, veçanërisht në Liban, ku forcat izraelite po përballen me Hezbollahun.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme lidhur me çështjen bërthamore iraniane. Ai mohoi se Netanyahu kishte shpërfillur kërkesat e tij për vetëpërmbajtje dhe deklaroi se Izraeli kishte ndalur sulmet pas një bisede mes tyre. “Jemi shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje shumë të fortë”, tha Trump, duke shtuar se diplomacia dhe “logjika e shëndoshë” mbeten rruga më e mirë për të shmangur një konflikt më të gjerë në rajon.
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...