Irani ka mbështetur të drejtën e Sirisë për të mbrojtur veten, pasi Izraeli nisi sulme ajrore në atë që besohet të jetë infrastruktura ushtarake iraniane brenda Sirisë.
Në komentet e para të Iranit që nga vala e sulmeve ajrore, ministria e jashtme dënoi shkeljen e ashpër e sovranitetit të Sirisë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmet ishin më të rëndat të kryera nga Izraeli në Siri me dekada të tëra.
Ato erdhën pasi 20 raketa u qëlluan në pozicione ushtarake izraelite në lartësitë e okupuara të Golanit.
Izraeli tha se luftëtarët iranianë kishin kryer atë sulm. Irani as nuk e ka konfirmuar apo refuzuar drejtpërdrejt këtë, por ka thënë se sulmet e Izraelit mbi Sirinë u themeluan “mbi pretekste të vetëshpallura dhe të pabaza”.
Irani ka vendosur qindra trupa në Siri, gjoja si këshilltarë ushtarakë të ushtrisë siriane. Mijëra militantë të armatosur, të trajnuar dhe të financuar nga Irani kanë luftuar gjithashtu me forcat rebele së bashku me ushtarët sirianë./Arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...