Qeveria irakiane sot ka vendosur të ndalojë partitë dhe fiset të mbajnë armë, bëri të ditur agjencia zyrtare irakiane e lajmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Mustafa al-Kadhimi tha se kabineti i tij mbajti një takim në provincën e Basras jugore dhe votoi për të parandaluar çdo parti ose fis të bartte armë.
Ky hap erdhi katër ditë pasi al-Kadhimi urdhëroi ushtrinë irakiane që të kontrollojë përhapjen e armëve në vend.
Armët janë të përhapura në Irak, veçanërisht në duart e grupeve militante të mbështetur nga Irani, në mes të akuzave për këto grupe të nisjes së sulmeve kundër objektivave amerikane në vend.
Fiset irakiane po ashtu posedojnë një numër të madh armësh, veçanërisht në provincat jugore ku përleshjet fisnore shpërthejnë rregullisht midis fiseve rivale.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...