Shtëpitë e tre deputetëve, të cilët janë nga parti të ndryshme politike, u dogjën mbrëmë në vendin Al-Shatrah në provincën Dhi Qar
Protestuesit në Irak kanë djegur shtëpitë e tre deputetëve të Parlamentit të këtij vendi.
Shtëpitë e tre deputetëve, të cilët janë nga parti të ndryshme politike, u dogjën mbrëmë në vendin Al-Shatrah në provincën Dhi Qar.Demonstruesit fillimisht dogjën shtëpinë e deputetit Najija al-Satra nga koalicioni Sairoon që mbështet klerikun shiit Muqtada al-Sadr, ndërsa më pas dogjën edhe shtëpinë e Mune Al-Gurabija nga aleanca Fattah si dhe të deputetes Zeynep Al-Hazreci nga koalicioni Shteti Ligjor në krye të së cilës është kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki.
Njësitet zjarrfikëse shuan zjarrin dhe në to nuk ka persona të pësuar. Protestat antiqeveritare në Irak filluan në javën e parë të tetorit, ndërsa vala e re e protestave filloi më 25 tetor. Gjatë trazirave nëpër rrugë deri tani jetën e kanë humbur 260 persona, ndërsa 12.000 të tjerë janë lënduar./AA
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...