Industria motorike në Mbretërinë e Bashkuar i jep lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II

22:57 | 18 Shtator 2022

Siç edhe pritej gjatë një periudhe të zisë kombëtare e cila vije pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, populli, organizatat dhe markat nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar po i bëjnë homazhe Madhërisë së Saj.

Me interes të veçantë është edhe lista e prodhuesve të automobilave që i bashkohen pikëllimit të Britanisë.

Me Limuzinën Shtetërore të Mbretëreshës që është mobiluar nga Bentley, marka në pronësi të Volkswagen Group kryeson me një imazh prekës të Mbretëreshës që zbret nga automjeti i saj i bërë me porosi, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Imazhin e shoqëron një mesazh ngushëllimi: “Ne ndalemi, reflektojmë dhe tregojmë mirënjohje të përzemërt për mbretërimin historik të Mbretëreshës, një inspirim për të gjitha gjeneratat e ardhshme”.

Të dyja Jaguar dhe Land Rover (JLR) shfaqin gjithashtu një version me të njëjtin mesazh, me një portret të Mbretëreshës Elizabeth II dhe me mesazhin: “Marrëdhënia jonë me Mbretëreshën ka qenë një burim krenarie për të gjithë ne tek Jaguar Land Rover”.

JLR gjithashtu përmend përfshirjen e tyre në festimet për Jubileut të Platinumit të Mbretëreshës, ku 26 automjete Jaguar dhe Land Rover u përdorën gjatë gjithë paradës.

Homazhi i bërë nga Vauxhall është një mesazh i thjeshtë me tekst të bardhë dhe sfond të zi, dhe përfshin Garantimin Mbretëror të markës, një “shenjë njohjeje” e dhënë nga Madhëria e Saj, Mbretëresha.

Rolls-Royce ka marrë një qasje të ngjashme, por pa përdorimin e ndonjë simboli mbretëror.

Prodhuesi i makinave sportive Caterham thjesht ka portretizuar mesazhin mbretëror të Mbretëreshës.

Ndërkohë, Aston Martin ka një fotografi të Mbretëreshës në katin e fabrikës së Aston Martin gjatë një turneu në vitin 1966.

Mesazhe të tjera të thjeshta u bënë nga markat duke përfshirë Volkswagen, Ford, Alfa Romeo, Mercedes-Benz, Audi, Cupra, Peugeot, Volvo, Skoda, Jeep dhe Citroen.

Shpërndaje në rrjete sociale