India ka lansuar me sukses një mision drejt Hënës, në një moment historik për vendin që përpiqet të bëhet një superfuqi hapësinore.
Misioni më i fundit hënor i vendit, Chandrayaan-2, u nis sot nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan në Sriharikota në shtetin e Andhra Pradesh në orën 14:43, sipas kohës lokale, transmeton KosovaPress.
Chandrayaan-2, i cili peshon 3.8 ton dhe mbart 13 ngarkesa, ka tre elemente – orbiterin hënor, lander dhe rover, të gjitha të zhvilluara nga Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO).
Ajo do të udhëtojë për dy muaj, para se të pozicionohet në një orbitë rrethore 62 milje (100 km) mbi sipërfaqen e Hënës. Prej aty, landeri Vikram do të ndahet nga anija kryesore dhe do të ulet në sipërfaqen e Hënës pranë Polit të Jugut.
Një rover robotik me emrin Pragyan (që do të thotë “mençuri”) do të kalojë një ditë hënore, ose 14 ditë tokësore, duke mbledhur mostrat minerale dhe kimike nga sipërfaqja e Hënës për analiza shkencore.
Përpjekja e javës së kaluar dështoi pasi në anije u zbulua një “rrjedhje e karburantit”.
India bëhet vendi i katërt – pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës që nisën ekuipazhin në Hënë.
Misioni i Indisë ka përkuar me gjysmë shekulli që kur Niel Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë.
India shpenzoi 140 milionë dollarë për përgatitjet për misionin e saj të parë hapësinor, që është shumë më pak para se vendet e tjera që investuan në misionet e tyre dhe këto kosto shpesh ishin disa miliarda dollarë.
Ky mision do të niset 11 vjet pasi që ekspedita e parë Chandrayaan hyri në orbitën e Hënës në kërkim të ujit.
“Nuk më intereson”, Hansi Flick flet për spekulimet rreth të...
Masakra në Sidnej/ Izraeli akuzon qeverinë australiane për h...
Glauk Konjufca dhe Ilir Kërçeli marrin mbështetje në Gjenevë
Ernest Muçi në top formë, realizon golin e radhës
Mjegulla ul dukshmërinë në rajonin e Ferizajt, policia apelo...
Bleron Ademi siguron medalje në Kampionatin Evropian