Një djalë adoleshent ka shokuar familjen e tij pasi që kishte hapur sytë dhe kishte marrë frymë thellë gjatë rrugës për në varreza.
Kumar Marewad ishte dërguar në spital në jugperëndim të Indisë javën e kaluar pasi që ishte kafshuar nga qeni dhe kishte pasur temperaturë të lartë, transmeton arbresh.info.
Por mjekët kishin hequr dorë nga djaloshi 17 vjeçar pasi që infektimi nga qeni i ishte shpërndarë në tërë trupin, dhe i kishin kërkuar familjes ta dërgojnë në shtëpi që të vdes i qetë.
Pas dy ditësh vuajtje, i riu kishte “vdekur”, dhe familja e kishin përgatitur funeralin.
Por rrugës për në varreza ai i kishte hapur sytë dhe kishte marrë frymë thellë duke i lëvizur duart dhe këmbët, ndërsa familja e kishin dërguar menjëherë në spital, ku mjekët e kishin diagnostikuar me meningoencephalitis, infeksion ky që vjen nga kafshimi i qenit, dhe e kishin futur menjëherë në tuba të oksigjenit.
Edhe pse ai kishte bërë një rikthim të befasishëm dhe gjendja i është përmirësuar, prindërit thonë se nuk kanë se si t’ia paguajnë shërimin, ngase ai ishte i vetmi i cili mbante familjen./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit